5 javë në terapi intensive, gazetari i njohur tregon eksperiencën e tij...

5 javë në terapi intensive, gazetari i njohur tregon eksperiencën e tij pas infektimit me koronavirus

47
0
Shares

Gazetari i njohur, Mark Simoni, ka 5 javë që është në terapi intensive te “Shefqet Ndroqi”, pasi është i prekur nga Covid-19.

Në një intervistë për “News 24”, ai është shprehur se i mungojnë të afërmit fizikisht, por tani stafi mjekësor është kthyer në të afërmit e tyre.

Kur gazetarja e pyeti se çfarë mendonte për Covid-19 para se të infektohej, gazetari u shpreh se “ishte si gjithë shqiptarët”. “Kam qenë i kujdesshëm dhe i pakujdesshëm ndonjëherë. Nuk hy te kategoria që virusi nuk ekziston, nuk besoj te teoritë konspirative”, tha ai.

Sipas tij, Covid-19 është një sëmundje kaq e tmerrshme dhe se duhet që të ruhemi. Ai u bën thirrje njerëzve që të kenë besim te mjekët, pasi po bëjnë më të mirën e mundshme për të gjithë pacientët.

Ndërsa i pyetur nëse lejohet që të mbajnë telefon në dhomë, Simoni u shpreh se ai kontakton vazhdimisht me njerëzit e tij. “Kam marrë shumë mesazhe, të cilat më japin gjendje pozitive. Telefoni është dritarja që më lidh me botën”, ka shtuar ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY