Paguante 25-vjeçarin si drejtor shkolle kur ishte në Londër, nisin hetimet për...

Paguante 25-vjeçarin si drejtor shkolle kur ishte në Londër, nisin hetimet për drejtoreshën e arsimit

216
0
Shares

Pas denoncimit në emisionin “Stop” të Drejtoreshës së Zyrës Arsimore të Peshkopisë se kjo e fundit kishte shpërdoruar detyrën, policia ka njoftuar se ka vënë nën hetim Brikena Danin për “shpërdorim detyre” ndërsa ka proceduar një 25 vjeçar me iniciale A.D.

Dyshohet se drejtuesja e komanduar e kësaj Drejtorie Arsimore ka abuzuar me detyrën duke bërë emërime dhe duke paguar drejtues shkolle një 25 vjeçarin, ndërkohë që ai ndodhej në Londër dhe jo duke ushtruar detyrën.

Sipas policisë A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

“Procedimi penal ndaj shtetasve të lartpërmendur ka filluar pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja B. D. ka paguar shtetasin A. D., gjatë periudhës që ai nuk ka qenë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas verifikimeve të kryera shtetasi A. D. është larguar nga territori i Republikës së Shqipërisë në vitin 2019 dhe ka përfituar paga në mënyrë të padrejtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme”,thuhet ne njoftimin zyrtar te policise.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY