Fillimi i vitit shkollor, Basha: Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19...

Fillimi i vitit shkollor, Basha: Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19 ditën e parë të shkollës

55
0
Shares

Edhe lideri i opozites, Lulzim Basha eshte i mendimit qe mesuesit, para fillimit te vitit te ri shkollor duhet te testohen per koronavirus.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, demokrati thote se nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik

“Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”,-shprehet Basha.

Me tej ai kujton rastin e Kosoves, per te cilen thote se pritet ta zbatojë këtë plan,dhe qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për të siguruar testimet për stafin mësimor.

/DRONIi.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY