“Erion Brace, na shpjego pak kete firmen tende tek ky dokumenti!”

“Erion Brace, na shpjego pak kete firmen tende tek ky dokumenti!”

132
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i përgjigjet Braçes duke deklaruar se formulari  presionit per vota është shpërndarë nga PS dhe këtë Erion Braçe e di shumë mirë. Po aq mirë e dinë punonjësit e ndershëm të administratës publike që sot ndjejnë mbi kurriz presionin e bandës në pushtet.

“Erion Braçe të mos fyejë shqiptarët, se nuk i hanë më mashtrimet bajate! Ata i kanë parë erionbraçet e PS në dosjen 184 dhe 339 duke shantazhuar administratën dhe mësuesit për të votuar PS.

Presioni ndaj administratës për të favorizuar në zgjedhje partinë në pushtet, është vepër penale. Erjon Braçe dhe kushdo tjetër bën mirë ta mësojë këtë! PD është e vendosur të përballë këdo me ligjin për çdo shkelje.

Një hetim serioz, duhet të nisë që tani, për të zbuluar kupolën e PS, të përfshirë në shkelje ligji, jo vetëm me presionin ndaj administratës, por edhe për pazaret e dëshpëruara me bandat! Dhe meqë jemi tek pazaret me bandat: Erion Braçe bën mirë të flasë për firmën e tij në projektin e rikthimit të kumarit në rrugët dhe kullat qendrore të Tiranës”, deklaron Bardhi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY