PD kundër ligjit për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, Çupi jep...

PD kundër ligjit për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone, Çupi jep argumentat: Pse do ta shfuqizojmë

59
0
Shares

Vendimi i qeverisë për të rrëzuar dekretin e Presidentit për ligjin antikushtëtues të rajoneve nuk i shërben interesit të vendit. Ky eshte reagimi i PD, ku ish-deputetja Dhurata Cupi shprehet se vendimi është në shërbim të pushtetit personal të Edi Ramës, i cili përqendron gjithë pushtetin financiar qendror dhe lokal në duart e tij, duke ndarë Shqipërinë në 4 rajone.

Ajo shpjegon se nga 61 bashki gjithsej, qytetarët e 57 prej tyre duhet të shkojnë të marrin shërbim larg, pasi vetëm 4 bashki-qender rajoni mund ta ofrojnë një shërbim të caktuar.

Sipas saj, kjo do ta bëjë edhe më të vështirë sesa tani komunikimin mes pushtetit lokal dhe qytetarëve. Në këtë mënyrë, qeveria perqendron pushtetin me të emëruarit e saj, duke dëmtuar rëndë interesin publik.

Nderkohe ajo siguron se ligje të tilla do të shfuqizohen me marrjen e drejtimit të qeverisjes nga Partia Demokratike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY