Marreveshje historike mes Kosoves dhe Shqiperi ne basketboll

Marreveshje historike mes Kosoves dhe Shqiperi ne basketboll

111
0
Shares

Një marrëveshje historike u nenshkrua sot midis Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB) dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Marrëveshjen e nënshkruajnë Avni Ponari, presidenti i FSHB, Arben Fetahu, presidenti i FBK, nën praninë e dy ministrave të Kulturës Rinisë dhe Sporteve të dy shteteve tona, Besa Shahinit dhe Vlora Dumoshit.

I pranishëm në këtë ceremoni të veçantë është edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, i cili ka deklaruar mes të tjerash: “Është një vendim i rëndësishëm jo vetëm që federatat e basketbollit kanë vendosur të krijojnë një Ligë unike. Paralelisht me kampionatet do të bëjnë një aktivitet sistematik që do të përfshije dy anët e kufirit.

Prej kohësh ishte rënë dakord për bashkimin e basketbollit të Shqipërisë me atë të Kosovës. Konkretizimi ndodhi sot, kur u firmos krijimi i Ligës Unike. Tetë ekipe do të marrin pjesë në Ligën e përbashkët, katër nga Shqipëria dhe po kaq skuadra dardane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY