LAJMI I FUNDIT/ Rriten serish infektimet e reja, harta e te semureve...

LAJMI I FUNDIT/ Rriten serish infektimet e reja, harta e te semureve ne te gjithe vendin

396
0
Shares

Ne te gjithe vendin jane kryer 187 testime dhe jane gjetur 157 te infektuar te rinj.

Në total që nga fillimi i pandemisë betejën me Covid e kanë fituar 6346 qytetarë.

Po ashtu në përditësimin e fundit të të dhenave, Ministria e Shendetesise njofton se gjate 24 oreve e kane humbur betejen me virusin 2 paciente.

Detajet e plota nga ministria e Shendetesise:

Perditesimi i plote i situates: 

Që në fillim të këtij komunikimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju këshillon të mos neglizhoni shenjat e infeksionit SARS COV2, të kontaktoni menjëherë Urgjencën Kombëtare dhe nëse konfirmoheni pozitiv me COVID19 duhet patjetër të lidheni me mjekun tuaj të familjes, në mënyrë që të nisni trajtimin sa më parë sipas protokolleve të mjekimit. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelber falas 0800 40 40 ku do të merrni informacionin e duhur.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend gjatë 24 orëve të fundit:
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Një 83 vjeçare nga Shkodra dhe një 87 vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e distancimit fizik. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Lani dhe dezinfeksoni duart sa më shpesh. Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe është rrezik për të gjithë. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar betejën me SARS COV2 dhe për të frenuar përhapjen e tij.

COVID-19 – Statistika (10 Shtator 2020)
Testime totale 71280
Raste pozitive 10860
Raste të shëruara 6346
Raste Aktive 4190
Humbje jete 324 (Qarku Tiranë 155, Durrës 44, Shkodër 37, Elbasan 20, Fier 16, Korçë 13, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2194
Durrës 483
Shkodër 338
Lezhë 239
Elbasan 192
Korçë 159
Fier 161
Vlorë 143
Kukës 121
Berat 79
Gjirokastër 39
Dibër 42. /DRONI.al/

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/1451937965004654/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY