E FUNDIT/SPAK vë në pranga inspektorin e tatimeve në Tiranë

E FUNDIT/SPAK vë në pranga inspektorin e tatimeve në Tiranë

193
0
Shares

Polivia vë  në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, finalizoi operacionin policor të koduar “Tatimori”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. T., 37 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas iu kërkonte dhe iu merrte shuma të konsiderueshme monetare subjekteve të ndryshme private, si këmbim për të mos i hetuar dhe mos i referuar në prokurori, kur këto subjekte konstatoheshin në shkelje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma monetare prej 5000 eurosh, të cilën ky shtetas ia kishte marrë administratorit të një subjekti privat.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY