DETAJE/Zbulohen shpërndarësit e drogës në kryeqytet, policia i zuri në flagrancë

DETAJE/Zbulohen shpërndarësit e drogës në kryeqytet, policia i zuri në flagrancë

63
0
Shares

Shpërndante lëndë narkotike. Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, procedohen në dy të tjerë.

Policia ka marrë informacion në rrugë operative se shtetasi O. N. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit kanabis në zonën e Laprakës, Tiranë, të cilën ia shiste shtetasve të ndryshëm.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe vijuar kontrollet në zonën e Laprakës, ku kanë konstatuar shtetasit R. L. dhe E. Sh., të cilëve gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, për të cilën janë shprehur se ja shiste një shtetas i cili po qëndronte në një ndërtesë dykatëshe të pabanuar, i identifikuar më vonë nga Policia si shtetasi shtetasi O. N.

Në vijim të kontrolleve në zonën përreth është konstatuar shtetasi O. N., 24 vjeç. Gjatë kontrollit të zonës ku qëndronte, Policia gjeti dhe sekuestroi 169.4 gramë lëndë të dyshuar kanabis e ndarë në doza gati për shitje si dhe 3 aparate celular”,-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore .

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY