DETAJE/Me 16 persona në makinë, i riu nga Tirana zbulohet nga policia:...

DETAJE/Me 16 persona në makinë, i riu nga Tirana zbulohet nga policia: Pa lejë drejtimi dhe në shkelje

52
0
Shares

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nje 26-vjeçar nga Tirana prangoset pasi transportonte 16 emigrantë të paligjshëm dhe drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt. Ndalohet edhe një shtetas tjetër, si bashkëpunëtor i dyshuar i tij.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin furgon tip “Citroen” që e drejtonte pa leje drejtimi 16 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë ndalimin edhe të shtetasit E. L., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,-njoftoi policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY