Zbulohet në kohë rekord autori i zjarrit në Pezë, flakët dolën jashtë...

Zbulohet në kohë rekord autori i zjarrit në Pezë, flakët dolën jashtë kontrollit

65
0
Shares

Policia zbardh në kohë rekord zjarrvënien në fshatin Roshnje, Njësia Administrative Pezë. Arrestohet në flagrancë një 65-vjeçar, si autor i dyshuar i zjarrvënies.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Roshje, Njësia Administrative Pezë, kishte rënë zjarr dhe për pasojë ishte djegur një sipërfaqe e konsiderueshme ullishtesh, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A. U., 65 vjeç, banues në Pezë”,-njofton policia.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas kishte ndezur një zjarr në pronën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrollit dhe për pasojë janë dëmtuar ullishtet që ndodheshin në kufi me pronën e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY