U ndje keq pas larjes në det, ndërron jetë rrugës për në...

U ndje keq pas larjes në det, ndërron jetë rrugës për në spital e moshuara në Durrës

74
0
Shares

Një grua e moshuar ka ndërruar jetë ditën e sotme. Rreth orës 12:20 në lagjen nr.13 në Durrës, Xh.G. 74-vjeçe u fut për t’u larë, por nuk u ndje mirë.

Me shpejtësi është nisur për në spital, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 09.09.2020, rreth orës 12:20, në lagjen nr.13, Durrës, shtetësja Xh.G., 74 vjeçe, dyshohet se pasi është larë në det nuk është ndjer mirë, e për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportit për në Urgjencën e Durrësit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY