Policia reagon zyrtarisht për zjarrin tek Urgjenca në Durrës, mjekët tregojnë çfarë...

Policia reagon zyrtarisht për zjarrin tek Urgjenca në Durrës, mjekët tregojnë çfarë ndodhi

160
0
Shares

Policia ka reaguar në lidhje me lajmin se urgjenca e spitalit të Durrësit është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se ka pasur vetëm një shkëndijë e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem.

Paraprakisht bëhet e ditur se ka qenë një shkëndijë elektrike në panelin kryesor të shpërndarjes së energjisë te reparti i radiologjisë që ka shkaktuar zjarrin.

Nën alarm, personeli mjekësor dhe stafi kanë ndihmuar në evakuimin e pacientëve që ndodheshin në dhomat e urgjencës spitalore dhe me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe policisë situata është nën kontroll.

Një nga mjeket e spitalit tha për mediat se: “e para vështirësi nuk kishte fare për evakuimin e pacientëve. Pati një shkëndijë në panel që duhet vlerësuar se çfarë ishte, por stafi s’pati dëme as pacientët as ambienti përreth. Jemi gati të vijojmë punën”, tha mjekja.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY