Flet për herë të parë Balla, si e komenton ikjen e Besa...

Flet për herë të parë Balla, si e komenton ikjen e Besa Shahinit nga qeveria dhe largimin nga Lezha të Lleshajt

170
0
Shares

Nënkryetari i Partisë Socialiste Taulant Balla, pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politik të PS-së në qarqe, tha se gjatë mbledhje u diskutuan çështje të karakterit organizativ.

Sa i përket largimit të ministrit Sandër Lleshaj nga roli drejtues i PS-së në Lezhë, Balla tha se ai ka bërë një punë të shkëlqyer dhe se kjo gjë nuk ka të bëjë me performancën.

Së pari duhet të them që PS e Shqipërisë ka në mënyrë të vazhdueshme ka përzgjedhur dhe ka bërë ndryshime në drejtimin politik të qarqeve. Nuk dua të le asnjë ekuivok në përgjigje ndaj pyetjes tuaj, pasi gjithë ky ujë që zien kazani nuk ka të bëjë me perforacion e Lleshaj si drejtues politik. Ai është një ministër shumë i mirë dhe ka performuar shumë mirë në krye të ministrisë së Brendshme. Në Lezhë PS do të marrë 4 mandate”, tha Balla.

Po ashtu Balla u pyet edhe në lidhje me largimin e Besa Shahinit nga qeveria, pyetje të cilës socialist i devijoi duke vlerësuar punën që është bërë në arsim në këto vite nga qeveria.

“PS ka bërë reformën më të thellë në sistemin arsimor shqiptar duke e depolitizuar procesin e emërimeve të ndyra në shkolla mësuesit shqiptarë sot janë më të qetë se kurrë. Aktualisht cdo mësues që rekrutohet sipas meritës. Shqipëria që duam është Shqipëria që nuk ka lidhje me emërime partie.”– tha Balla.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY