Basha kujton kryengritjen e Postribës: Betejën e tyre për Shqipërinë europiane do...

Basha kujton kryengritjen e Postribës: Betejën e tyre për Shqipërinë europiane do ta përfundojmë së bashku!

47
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme kryengritjen e Postribës.

Në një postim të tijin në Facebook, kryedemokrati shkruan se 8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë.

Duke përmendur sakrificat e malësorëve martirë, Basha nuk ngurron të theksojë se “ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar.

Më tej ai shton se Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj.

Po ashtu, ai zotohet se  betejën e atyre që u sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë europiane, “do ta përfundojmë së bashku.”

Sakrifica e malësorëve martirë për lirinë e Shqipërisë që sapo kishte hyrë në kapitullin më të errët të historisë së saj, mbetet dhe sot përmasa më e plotë e përpjekjeve të shqiptarëve për të qenë pjesë e pandarë e qytetërimit dhe dinjitetit europian.

Ky model na udhëheq ende, teksa ithtarët e diktaturës, tentojnë të na rikthejnë në një regjim ku pushteti politik dhe ekonomia janë përqendruar në pak duar, dhe fati, mirëqenia, punësimi e jeta e njerëzve varet nga një grusht njerëzish.

Shqipëria nuk do të mund të ecë përpara dhe kokëlartë pa respektuar dhe nderuar ata që u sakrifikuan padrejtësisht për lirinë dhe prosperitetin e saj. Shpreh bindjen se betejën e tyre për ta bërë Shqipërinë europiane, do ta përfundojmë së bashku. Lavdi përjetë heronjve të Postribës”,-shkruan Basha.

8 shtatori i 1946-s është një ditë e veçantë dhe e nderuar në historinë e Shqipërisë. Ajo shënon nisjen e rezistencës së…

Publiée par Lulzim Basha sur Mercredi 9 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY