Zbardhet biseda e Erdogan me kreun e KE, mediat turke ‘ndezin’ konfliktin:...

Zbardhet biseda e Erdogan me kreun e KE, mediat turke ‘ndezin’ konfliktin: Xhihadistë nga Siria gati të luftojnë kundër Greqisë

75
0
Shares

Rexhep Tajip Erdogan i ka bërë thirrje BE-së të jetë “e paanshme” në mosmarrëveshjen e gazit me Greqinë. Sipas njoftimeve të zyrës presidenciale në Ankara Presidenti turk i tha në një telefonatë Presidentit të Këshillit të BE-së, Charles Michel, se qëndrimi i Bashkimit Evropian në këtë çështje është një provë e sinqeritetit të tij. Brukseli dhe vendet anëtare të BE-së duhet të jenë “të drejtë, të paanshëm dhe objektivë” dhe “të sillen me përgjegjësi” për “çështjet rajonale”, veçanërisht në Mesdheun Lindor.

Michel nga ana e tij i kërkoi Erdoganit gjatë bisedës telefonike që të angazhohet për shpërshkallëzimin e konfliktit dhe të heqë dorë nga veprime që mund të ushqejnë më tej tensionet me Greqinë, tha një përfaqësues i BE-së.

“Në rast lufte me Greqinë, jemi gati që të shlyejmë borxhin tonë ndaj Turqisë”. Kështu janë shprehur krerët e Ushtrisë së Lirë të Sirisë, e cila aktualisht është duke luftuar përballë ushtrisë së Presidentit Asad në veri të Sirisë.

Lajmi ka bërë bujë në disa media greke dhe turke, të cilat shprehen se mijëra xhihadistë janë të gatshëm që të përballen me Greqinë nëse do të ketë një luftë me Turqinë.

Sipas DW, po ashtu ushtria turke po zhvillon që nga e diela në veri të ishullit mesdhetar të Qipros edhe një stërvitje ushtarake. Në veri të Qipros, që është e ndarë që nga një ndërhyrje ushtarake e Turqisë në vitin 1974, pra në Republikën Turke të Qipros, e cila njihet vetëm nga Ankaraja, ka të stacionuara trupa turke.

/DRONI.al.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY