Libra shqip falas me ne fund per femijet e Lugines se Presheves

Libra shqip falas me ne fund per femijet e Lugines se Presheves

51
0
Shares

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe fill me pas ministrja e Arsimit, Besa Shahini, njoftuan se me mbështetjen financiare të qeverisë së Shqipërisë e Kosovës, është bërë e mundur shpërndarja falas e rreth 20 mije teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Në ndërkohë një punë e vyer nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës

Me mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare nga Qeveria e Shqipërisë e Kosovës, Këshilli Kombëtar Shqiptar sot ka filluar shpërndarjen falas të teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës. Atje do të shpërndahen rreth 20.000 libra dhe do të përfitojnë 4.000 nxënës shqiptarë.

Kjo mbështetje do të kontribuojë në forcimin e arsimit në gjuhën shqipe e në rritjen e cilësisë së edukimit në Lugine”, deklaron ministria Cakaj.

Ndersa Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se do të përfitojnë libra falas rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit e Medevegjes.

Jam e lumtur teksa Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka nisur shpërndarjen e librave shqip falas nga Shqipëria për rreth 4 mijë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, një kontribut ky i rëndësishëm i qeverisë shqiptare nëpërmjet përpjekjeve të vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Kjo ditë e shumëpritur për të gjithë, le të jetë një ogur i mirë i punëve të dobishme që çojnë në rritjen e arsimit cilësor në gjuhën shqipe“, shkruan Shahini./DRONI.al/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY