Vucic thyen marreveshjen me Trump, Berisha e quan akt zuzari

Vucic thyen marreveshjen me Trump, Berisha e quan akt zuzari

105
0
Shares

Ish Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar nje akt prej zuzari fakti qe Vucic ka telefonuar Netanjahun per te bllokuar njohjen e Kosoves nga Izraeli.

“Presidenti serbomadh Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Millosheviçit deshmoi se nuk njeh ligj as dhe moral por eshte skllav i psikologjise se tij primitive te serbomadhise.

Ai, me daten 4 shtator, ne nje moment historik u prit ne Shtepine e Bardhe nga presidenti i SHBA Donald Trump ne Zyren Ovale dhe firmosi ne prani te tij marreveshjen ne nje nen te se ciles ai zotohet se Serbia do te ndaloje per nje vit fushaten kundra njohjeve te Kosoves, dhe ne reciprocitet Kosova do ndaloje per nje vit perpjekjet dhe lobimin per anetaresimin e saj ne organizata nderkombetare.

Por pa u thare boja marreveshjes, sapo u largua nga Washingtoni faktoi primitivizmin e tij.

I verbuar nga suksesi i Kosoves me lajmin qe dha vet presidenti Trump per njohjen e saj nga Izraeli dhe biseda qe zhvilluan ne prani te tij ne Zyren Ovale midis Kryeministrit Hoti dhe Kryeministrit Netanyahu, deklaroi dje se ka telefonuar kryeministrib Netanyahu per te bllokuar njohjen e Kosoves.

Ky eshte nje akt zuzar me te cilin ai shkelmon marreveshjen e firmosur prej tij dy dite me pare. Nje akt te tille nuk e bejne kurre njerezit e qyteteruar per te cilet parimi pacta sund servanda nuk mund te vihet ne diskutim por ate e ben pa u skuqur serbomadhi Aleksander Vuçiç, ish çetniku i Sheshelit dhe Geobelsi i Miloshevicit”, komenton Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY