Ministrja Shahini do te largohet nga Shqiperia, tregon edhe kohen

Ministrja Shahini do te largohet nga Shqiperia, tregon edhe kohen

50
0
Shares

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se do të largohet nga Shqipëria, pas përfundimit të këtij mandati nga qeveria.

Gjate nje interviste televizive ajo tha se ka vënë në dijeni edhe kryeministrin Rama për vendimin e saj. Ministrja ka theksuar se do të largohet nga Shqipëria për t’ju bashkuar familjes së saj në Kosovë.

“Unë tashmë kam njoftuar dhe kryeministrin Rama dhe kam marrë një vendim se nuk do të vazhdoj të qëndroj në Shqipëri përtej këtij mandati. Jeta ime është e paqëndrueshme në Shqipëri pasi familja ime jeton në Kosovë. Në këto momente kur ka probleme nga këto siç jemi ballafaquar është pak e vështirë. Por, i kam thënë se jam në dispozicion që të shërbej, por nuk do të përfshihem në fushatë elektorale”, tha ministrja e Arsimit në “Ilva Now” në Euronews Albania

Zërat për largimin e saj nga detyra keto dite qarkullojnë prej ditësh dhe po ashtu edhe emrat për zëvendësimin e saj.

Mendoj se këto janë diskutime janë normale kur jemi futur zyrtarisht në një vit parazgjedhor dhe këtu reflekton të gjithë vullnetin dhe ambicien brenda partisë. Dhe mendoj se kjo është shumë e shëndetshme”, deklaroi Shahini gjate intervistes. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY