HETIMET/Dërgohet në gjykatë dosja ndaj ish-kryetarit socialist të bashkisë Kuçovë

HETIMET/Dërgohet në gjykatë dosja ndaj ish-kryetarit socialist të bashkisë Kuçovë

299
0
Shares

Shkon për gjykim dosja e ish-kreut të bashkisë Kuçovë, Bardhyl Gjyzeli dhe 3 zyrtarëve. Ndaj tyre rëndon akuza për shpërdorim detyre.

Bardhyl Gjyzeli, kryetari socialist nën drejtimin e bashkisë së Kuçovës në vitet 2011-2015 është dërguar për gjykim për “Shpërdorim Detyre” në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Berat, së bashku me Drejtorin e Urbanistikës Gentjan Islami dhe inxhinierin urbanistik Gjergji Çërra, edhe këta në detyrë gjatë atyre viteve dhe të akuzuar për të njëjtën vepër penale.

Bashkë me ta në këtë dosje penale është edhe një qytetar nga Kuçova, Arben Bilbili ,i cili akuzohet për “Falsifikim Dokumentash” dhe “Deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. Procedimi penal me nr.806,në ngarkim të këtyre të pandehurve ndodhet prej disa ditësh në Gjykatën e Beratit, ku pritet tashmë hedhja e shortit dhe fillimi i gjykimit ndaj tyre. Kallzimi penal ndaj ish zyrtarëve të bashkisë Kuçovë dhe ndaj shtetasit Arben Bilbili ka filluar në datë 17 shtator 2019, pas denoncimit të bërë në Prokurorinë e Rrethit të Beratit nga dy qytetarët e Kuçovës, nënë e bir, Merjeme dhe Ervin Bilbili.

Ata akuzohen për dhënien e lejes së ndërtimit të një objekti dykatësh rreth 5-vite pasi ndërtimi kishte përfunduar.

//DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY