Edhe Veliaj dhuron plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19: I...

Edhe Veliaj dhuron plazmën e tij për të sëmurët me Covid-19: I ftoj dhe të tjerët në Bashki

49
0
Shares

Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj do ti bashkohet te gjjthe vullnetareve qe kane shprehur deshiren per te dhene plazmen e tyre.

Veliaj e ka deklaruar vete para mediave se do të dhurojë plazmën për t’i ardhur në ndihmë të infektuarve me Covid-19.

“Unë si një pacient i shëruar duhet të jem ndoshta nga anëtarët e parë të stafit dhe të bashkisë tonë që të dhuroj plazmën, për të gjithë ata që kanë nevojë për trajtimin me plazmë dhe me antitrupa të Covidid, por ftoj edhe anëtarë të tjerë të Këshillit Bashkiak, duke e ditur se disa prej jush tashmë e kanë kaluar sëmundjen, t’i bashkohemi kësaj nisme. T’i bashkohemi Ogertës dhe të gjithë bluzave të bardha, sepse kërkon sensibilizim siç kishte stigmë dhe paragjykim për ata që sëmureshin në fillim, a thua se kishin bërë ndonjë faj. Dhe jo për një grip apo virozë, ashtu ka stigmë dhe për ata që dhurojnë, ku njerëzit kanë frikë dhe ndoshta një lloj droje.
Kështu që siç ishte sensibilizimi për sëmundjen dhe përballimin, lipset sensibilizimi tek ata që e kanë kaluar dhe që të fillojnë të bëhen donatorë dhe si gjithmonë bashkia e Tiranës i është përgjigjur çdo thirrjeje për solidaritet.”– ka deklaruar Veliaj gjatë një fjalimi para dy ditëve në Këshillin Bashkiak.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY