E FUNDIT/Kontroll imtësisht abutobusit në portin e Durrësit, sekuestrohen flori dhe mijëra...

E FUNDIT/Kontroll imtësisht abutobusit në portin e Durrësit, sekuestrohen flori dhe mijëra euro

50
0
Shares

Policia Kufitare parandalon dhe godet një rast të tentativës së kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe të mos deklarimit të të hollave në kufi.

Nga burime zyrtare, mesohet se jane sekuestruar një sasi vlerë monetare si dhe një sasi bizhuteri floriri.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, minibuzi i linjës Shqipëri – Francë – Shqipëri, me drejtues shtetasin A.M.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Pikën e Kalimit Kufitar Port Durrës, në bashkëpunim edhe me specialistët e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në kabinën e shoferit A.M., janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 60960 euro si dhe 46 artikuj (bizhuteri) floriri.

Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër”,-njofton policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY