4 shqiptare grabisin ne shtepi biznesmenin grek ne Mykonos

4 shqiptare grabisin ne shtepi biznesmenin grek ne Mykonos

56
0
Shares

Pronari i një taverne ne Greqi u grabit nga katër shqiptarë ne shtëpinë e tij në Mykono. Biznesmeni i njohur, Nikos Skepathianos eshte perpjekur t’i ndaloje por autorët janë kthyer dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma.

Policia ende nuk ka identifikuar grabitesit, por mediat vendase flasin per shqiptare pa dhene detaje te tjera.

Grabitesit e detyruan nen kercenimin e armeve që te hapte kasafortën dhe t’i jepte lekët, gjithsej 12.000 euro.

Vajza e biznesmenit ka dëgjuar zërat dhe ka telefonuar policinë e cila ende po punon për zbardhjen e rrethanave dhe për të bërë të mundur identifikim e personave.

Mediat greke shkruajne se banda e shqiptareve ishte e mireorganizuar dhe ata e dinin që biznesmeni po largohej nga taverna me gruan e tij, rreth mesnatës. Ata kishin llogaritur kohën që i duhej biznesmenit për të arritur në shtëpinë e tij.

Autorët e dinin për ekzistencën e kasafortës, pasi e dinin që pronari i tavernës mbart me vete të ardhurat e ditës, të cilat nuk janë të papërfillshme, pasi taverna e peshkut e Nikos Skepathianos është një nga më të vjetrat në ishull dhe funksionon kryesisht me lundrime dhe bën xhiro shumë të mira, sipas mediave greke. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY