Policia kap shitesit e “Rrapo Hekalit” ne Tirane

Policia kap shitesit e “Rrapo Hekalit” ne Tirane

136
0
Shares

Vihen në pranga 2 shpërndarës të lëndëve narkotike si dhe shpallet në kërkim organizatori i kësaj veprimtraie kriminale.

Sekuestrohen rreth 620 gr lëndë narkotike, 2 peshore elektronike dhe sende të tjera.

Policia e Tiranes finalizoi operacionin e koduar “Parkimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.K., 18 vjeç, dhe A.A., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit O.A. ( nuk jepen të dhëna të tjera për arsyje hetimi).

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacione në rrugë operative se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike kanabis në doza të vogla, në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë operacionit në rrugën “Rrapo Hekali” , shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në parkingun ku ishte punonjës shtetasi S.K., dhe si rezultat i kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza gati për shitje, si dhe në një ambient tjetër të parkingut gjeti dhe sekuestroi edhe një sasi tjetër lendë narkotike, gjithësej rreth 620 gramë, 3 aparate celular, 2 peshore elektronike, 1 aparat DVR dhe 1 shkop bejsbolli.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit S.K dhe A.A, merreshin me shitjen e lëndës narkotike për llogari të shtetasit O.A i cili është shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për kapjen e tij, raporton policia e Tiranes./DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY