Basha skanon krizen ekonomike pas pandemise

Basha skanon krizen ekonomike pas pandemise

30
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha skanon krizën ekonomike të shkaktuar nga keqqeverisja e Edi Ramës. 100 mijë shqiptarë kanë humbur punën dhe 32 mije  biznese janë mbyllur këtë vit, thote Basha i cili citon Bankën Botërore qe ka gjetur se 6 në 10 biznese të regjistruara nuk kane realizuar asnjë fitim  pas heqjes së masave bllokuese.

“Të paktën 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës për shkak se 32 mijë biznese janë mbyllur këtë vit.

6 në 10 biznese të regjistruara në Shqipëri nuk kanë realizuar asnjë fitim  pas heqjes së masave bllokuese sipas një studimi të Bankës Botërore, çka paralajmëron të tjera falimentime dhe mbyllje vendesh pune.

Kjo krizë e thellë ekonomike nuk zgjidhet me propagandë e shfaqje të lodhura me regji qendrore, por me ndërhyrje emergjente”, deklaron Basha.

Por Basha thote se  këtë nuk mund ta bëjë ai që në 7 vite ka rritur taksat dhe çmimet, dhe paratë e shqiptarëve i ka vjedhur e shpërdoruar me një grusht oligarkësh, përmes PPP-ve, koncesioneve dhe tenderave korruptivë.

“Vendi ka nevojë per ndryshim, për frymëmarrje dhe model të ri ekonomik që mund të arrihet vetëm përmes një qeverisje ndryshe”, deklaron Basha. /DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY