VIDEO/Japin sinjalet e para se do të hyjnë në zgjedhje, kush do...

VIDEO/Japin sinjalet e para se do të hyjnë në zgjedhje, kush do ta konkurrojë klasën e vjetër politike

76
0
Shares

Pergatitjet e para per zgjedhjet e ardhshme duket se kane nisur, kjo pas diskutimeve qe Presidenti Meta pati me kreret e partive politike per te caktuar nje date zgjedhjesh.

Pas percaktimit te dates, partite do te fillojne nga puna per te prezantuar pikat elektorale tek qytetaret. Ndersa ende nuk ka nje date nga ku starton çdogjë, përfaqësuesit e “Nisma Thurje” kanë regjistruar një video mesazh, ku i kërkojnë shqiptarëve të bashkohen me lëvizjen e tyre, për të ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë.

Video mesazhi me tone elektorale, është një indicie, se ky grupim po përgatitet të kthehet në një forcë politike dhe  të garojë në zgjedhjet parlamentare të pranverës 2021.

Endri Shabani, Pano Soko dhe aktivistët e tjerë, shpjegojnë se do të nisin një maratonë takimesh në mbarë Shqipërinë, për të biseduar me qytetarët, për mënyrën se si Shqipëria mund të ndryshojë, pas asaj që e konsiderojnë një dështim 30 vjeçar të klasës politike shqiptare.

Duke nisur nga sot, do të nisim një maratonë takimesh, për të diskutuar se si mund ta nxjerrim Shqipërinë nga bataku ku ka rënë. Jo për t’u ankuar, apo për t’u qarë se sa keq jemi, por për të marrë përgjegjësinë që na takon për 30 vitet e ardhshme të Shqipërisë“, shprehet Shabani në video.

#Bashkohemi

Ftesë publike!Përgjatë shtatorit do të jemi në të gjithë vendin për të krijuar një kuvendim të madh mbi idetë e reja për mënyrën se si duhet të qeveriset vendi dhe organizimit të ri politik. Nëse do të jesh pjesë, na shkruaj këtu, në insta apo regjistrohu te nismathurje.al. Koha për të bërë më shumë!#Bashkohemi

Publiée par Nisma #Thurje sur Jeudi 3 septembre 2020

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY