PER HERE TE PARE/ Publikohet letra e shkruar shqip nga Shen Tereza...

PER HERE TE PARE/ Publikohet letra e shkruar shqip nga Shen Tereza per Ramiz Aline

247
0
Shares

Në përvjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës u prezantua një prej dorëshkrimeve origjinale të saj me pasazhe në shqip drejtuar Ramiz Alise ne 1989, ruajtur ne Arkivin e Shtetit.

Kryeministri Edi Rama kujtoi dhe lutjen që Nënë Tereza i drejtoi Presidentit në atë kohë, Ramiz Alisë , në tetor 1989 ku i kërkonte që 4 motra, misionare të vendoseshin në Shqipëri.

Dy letrat e tjera e janarit ‘90 dhe e gushtit ‘89 njihen gjerësisht por dua të prek prej asaj të gushtit, fjalët e Nënë Terezës me të cilat shpresoj të mund të mbyllet bukur ky moment që po ndajmë së bashku, shkruar më 16 gusht kur ajo i kërkon presidentit të kohës të mundë të sjellë në Shqipëri të paktën 4 prej motrave të saj misionare të bamirësisë për t’u dhënë ngrohtësi, dashuri dhe kujdes pleqve, të vetmuarve duke thënë ‘unë nuk kam as ar dhe as argjend por juve do iu jap motrat dhe shpresoj që së bashku do të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Statusi:

“Zemra jeme ka ni dishir të madhe me ardh në Shqipni”, shkruan Nënë Tereza në letrën për autoritetet shqiptare, ku kërkonte të prekte tokën e atdheut që gjithë jetën e mbajti në zemër.

Trashëgimia që Shën Tereza na la dhe porosia e saj për të ndezur një qiri në vend se të mallkojmë errësirën, janë një burim drite e frymëzimi për të lënë gjurmën tonë në rrugën e kësaj jete që na është dhënë përkohësisht”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318589219560568/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY