Besa Shahini përcakton tani dhe lëvizjen brenda shkollës, publikon videon me rregullat

Besa Shahini përcakton tani dhe lëvizjen brenda shkollës, publikon videon me rregullat

58
0
Shares

Pak ditë më parë Ministria e Arsimit publikoi një video ku tregonte mënyrën se si do të hyjnë nxënësit në shkolla dhe si do të qëndrojnë nëpër klasa. Ndërsa sot, Besa Shahini ka postuar në “Instagram” një tjetër video informuese me rregullat se si do të bëhet lëvizja brenda ambienteve shkollore, në korridore apo laboratore.

“Lëvizjet brenda shkollës mund të bëhen VETËM me maskë dhe sipas rregullave të distancimit fizik. Kështu mbrojmë veten dhe të tjerët”, shprehet Shahini për sa i përket mënyrës së lëvizjeve brenda ambienteve të shkollës.

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore do të jetë përcaktuar në mënyrë të atillë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të, ndërsa rregullat për lëvizjen e nxënësve do të jenë të afishuara ne? ambientet e brendshme të shkollave.

Qëndrimet nëpër korridore nuk janë të lejueshme, teksa gjatë lëvizjes në korridore nxënësit duhet të respektojnë dhe mbajnë largësinë minimale prej të paktën 1.5 metrash nga njëri-tjetri.

Ndërkohë, komunikimi, në rast nevoje i nxënësit me drejtuesit, sekretarinë dhe stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin social e fizik dhe rregullat e tjera të përcaktuara me lart.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2666376230286140

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY