“Të fundit në listë për të bërë biznes”, Basha publikon raportin e...

“Të fundit në listë për të bërë biznes”, Basha publikon raportin e huaj dhe zbulon planin e PD

47
0
Shares

Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha eshte ndalur tek qeveria duke e akuzuar kete te fundit  se me politikën e ndjekur ka bërë që Shqipëria të renditet si një ndër vendet më të korruptuara në Evropë.

Basha përmes një postimi në Twitter, ka publikuar raportin më të fundit të EuCham, që e rëndit vendin tonë mes tre vendeve të fundit për të bërë biznes.

Sipas kryedemokrati ky është një tregues që qeveria ka dështuara dhe kriza tashmë është shtrirë në çdo hallkë ekonomike.

Ndër të tjera ai thekson se me planin e PD-së që do të ketë taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë.

Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon,më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta,mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët”, shkruan Basha.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1301407723775549443?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1301407723775549443%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fbasha-kjo-qeveria-ka-deshtuar-shqiperia-mes-tre-vendeve-te-fundit-per-te-bere-biznes%2F

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY