Dy ngjarjet tragjike/Prokuroria nis hetimet, në dhomat e Sanatoriumit do vendosen hekura

Dy ngjarjet tragjike/Prokuroria nis hetimet, në dhomat e Sanatoriumit do vendosen hekura

59
0
Shares

Për rastin e mbrëmshëm të pacientit 65-vjeçar nga Klosi, Hasan Mira që u vetëhodh nga kati i katërt i Sanatoriumit, ku ishte i shtruar për Covid-19 si dhe për rastin e datës 13 gusht kur edhe një 29-vjeçar nga Durrësi i dha fund jetës në të njëjtat kushte, kanë nisur hetimet.

Prokuroria është i duke hetuar rastet për akuzat e shkaktimit të vetëvrasjes dhe mjekimit të pakujdesshëm.

Drejtoria e Spitalit të Sanatoriumit po mendon të vendosë hekura në dritaret e dhomave, si pasojë e hedhjes nga lartësia e dy pacientëve në një periudhë kohore më pak se një muaj.

Më 13 gusht nga kati i katërt i këtij spitali u hodh Xhino Koça, 29-vjeçari nga Durrësi nga një familje e njohur në këtë qytet, i cili për pak ditë do të kthehej në shtëpi për shkak se gjendja e tij po stabilizohej.

Ndërkohë që ditën e djeshme nga po e njëjta lartësi, Hasan Mira, u hodh duke i dhënë fund jetës vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY