Meta komenton hapur letrën e Yuri Kim për partitë, mesazh dhe për...

Meta komenton hapur letrën e Yuri Kim për partitë, mesazh dhe për çështjen e detit

45
0
Shares

Kreu i shtetit, pyetur nga mediat se fundmi, për çështjet aktuale ne vend,  ka deklaruar se “ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë”.

Mendoj që ka ardhur koha që përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme të pastrohet gjithcka në vendin tonë dhe të kemi institucione plotësisht demokratike e legjitime.

Vetëm zgjedhjet e lira e të ndershme e pastrojnë politikën nga elementet kriminale apo të korruptuar, apo të cilët për interesa grupesh të ndryshme kërkojnë të mbajnë peng funksionimin e shtetit ligjor në mënyrë të plote e evropiane”,-eshte shprehur ai.

Për formimin e KQZ-së

“Këto të KQZ më duken gjëra të vogla nëse ka vullnet. Nëse ka vullnet për zgjedhje të lira dhe demokratike, nuk shikoj asnjë arsye se përse të mos zgjidhen. Nëse ka vullnet për të respektuar marrëveshjen e 5 qershorit nuk shikoj asnjë problem. Nëse nuk ka vullnet, atëherë flasim ditë tjetër”.

Per daten e zgjedhjeve

“Nuk mund të them asgjë për datën e zgjedhjeve, sepse do të më duhet të dëgjoj përfaqësuesit e forcave politike dhe më pas do të flasim me siguri. Unë kam kërkuar takime me përfaqësuesit e forcave parlamentare dhe më pas do të kemi një vlerësim”.

Presidenti Ilir Meta nga Vlora përsëriti edhe njëherë se për cështjen e detit sjellja e tij do të jetë shtetërore, ndërsa i bëri thirrje të gjithë politikanëve që të kenë kujdes me deklaratat, në mënyrë që ato të mos përdoren në dëm të Shqipërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY