Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit...

Mësimi në kohë COVIDI/Ministrja nxjerr videon, si do hyjnë e dalin nxënësit nga shkolla

136
0
Shares

Teksa ndajne pak dite nga nisja e vitit shkollor, shoqeruar me shume ankth per prinderit, nxenesit e mesuesit, lidhur me mbarevajtjen e gjithe procesit dhe garancine per shendet ne kushtet e pandemise, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video sensibilizuese mbi mënyrën e hyrjes dhe daljes në ambientet e shkollës.

“Hyrja dhe dalja nga shkolla, VETËM sipas rregullave të distancimit social e fizik, të përcaktuara qartë nga Instituti i Shëndetit Publik”, shkruan Shahini.

Nxënësit do të paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre. Ndërkohë, gjatë momentit të hyrjes në shkollë, nxënësit do të vendosen në radhë një nga një, me largësi 2 metra, teksa personi përgjegjës i stafit të shkollës do të realizojë matjen e temperaturës më termometër digjital, do të sprucojë duart me alkool ose dezinfektantë etj.

Edhe dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave të distancimit social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe punonjësve të tjerë të shkollës.

https://www.facebook.com/shahinibesa/videos/2664713167119113/?t=0&v=2664713167119113

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY