Gjukanovic kërkon ‘dritën në fund të tunelit’, nis negociatat për formimin e...

Gjukanovic kërkon ‘dritën në fund të tunelit’, nis negociatat për formimin e qeverisë së re

52
0
Shares

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e Milo Gjukanoviçit në Malin e Zi është gati për bisedime paszgjedhore me partnerë të mundshëm.

Kështu partia e Gjukanoviçit ka nisur negociatat për formimin e qeverisë së re, ndërkohë që partitë opozitare kanë rënë dakord më parë mbi parimet e formimit të qeverisë së re.

“‘Partia Demokratike e Socialistëve është e gatshme për bisedime paszgjedhore me partnerë të mundshëm. Partitë me të cilat deri më tani ka përbërë një shumicë parlamentare, sepse ne besojmë se ky bllok pro-evropian ka edhe forcën edhe vendosmërinë për të vazhduar punën e tij. Në interes të të gjitha forcave patriotike për të ruajtur pavarësinë e Malit të Zi, identitetin tonë, rrugën tonë Euro-Atlantike.

DPS-ja thotë qartë se nuk ka asgjë për të folur me ata që përzien fenë dhe politikën në këto zgjedhje, të cilët na kthejnë në të kaluarën dhe na helmojnë me nacionalizmin e Serbisë së Madhe në të cilën nuk ka vend as për shtetin malazes, as për emrin malazez. “Prandaj, ne kemi para nesh vazhdimin e procesit zgjedhor dhe negociatat e partive dhe koalicioneve që kanë fituar statusin parlamentar. Ka një përgjegjësi të madhe për ata që janë në një situatë për të ndikuar vendosmërisht në rrjedhën e mëtejshme të ngjarjeve politike në Malin e Zi. Fati i Malit të Zi varet nga vendimi i tyre”, thuhet më tej.

Nuk dihet nëse Gjukanoviç do arrijë të gjejë partner për koalicion, pasi blloku opozitar, që përben dhe shumicën, ka deklaruar se do formojë qeveri vetë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY