Gjermania nuk heq akoma ‘ndëshkimin’ ndaj Shqipërisë, konsiderohet sërish zonë e kuqe

Ndaje

Të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt Gjermanisë janë të detyruar që të qëndrojnë për dy javë në karantinë, pasi Shqipëria konsiderohet zonë e kuqe për shkak të rasteve me koronavirus. Gjithashtu shqiptarët janë të detyruar të tregojnë adresën ku qëndrojnë, por edhe të kryejnë tamponin në hyrje.

Meqenëse Shqipëria vazhdon të konsiderohet një zonë rreziku nga Instituti Robert Koch, të gjithë ata që hyjnë në Gjermani janë të detyruar që menjëherë pas mbërritjes të nisen direkt drejt vendbanimit të tyre ose një strehimi tjetër të përshtatshëm (p.sh. hotel) dhe të qëndrojnë atje për një periudhë prej 14 ditësh pas hyrjes së tyre (karantinë).

Udhëtarët që hyjnë në Gjermani janë gjithashtu të detyruar të informojnë autoritetin shëndetësor përgjegjës për ta mbi adresën e tyre të qëndrimit në Gjermani. Ata janë gjithashtu të detyruar që me kërkesë të autoriteteve të paraqesin rezultatet e testimit për koronavirusin e ri. Ju mund të testoheni falas brenda 72 orëve nga mbërritja juaj, edhe nëse nuk keni marrë ende një kërkesë të tillë. Kjo është e mundur në shumë aeroporte në Gjermani” thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje