Denoncimi i fortë i PD: Skema e korrupsionit, si transferohen paratë e...

Denoncimi i fortë i PD: Skema e korrupsionit, si transferohen paratë e tenderave të fituar nga Igli Gjelishti në llogaritë e Carlo Bolinos

72
0
Shares

Kkur kanë kaluar 48 ore që kur Partia Demokratike pyeti publikisht Edi Ramën se kush fshihet pas Igli Gjelishtit kompania e të cilit ka marrë në dy vitet e fundit 7.5 miliardë leke tendera, PD ka bere nje tjeter denoncim te forte.

Partia Demokratike ka publikuar sot skemën korruptive të tenderave qeveritarë për kompaninë Web & Communications Development dhe kush janë përfituesit e vërtetë të miliarda lekeve të shqiptarëve.

PD thote se  disponon te dhënat për faturat e kompanisë së Igli Gjelishtit nga shtatori 2019 deri në mars 2020. Vetëm për periudhën 7 mujore kompania në fjalë, Web & Development Communication i ka transferuar kompanisë C-7-Kommunication Systems 899.959.250 lekë dhe kompanisë Media Content 52.894.800 leke.

Nga te dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, kompania C-7-Kommunication Systems është në pronësi te MTSC shpk ose Report TV i Carlo Bolino.

Ndërsa kompania Media Content është në pronësi te FFM Group shpk e cila është 80% në pronësi të Alba Malltezit, bashkëshortes së pronarit të report TV, Carlo Bolino.

Pra siç shikohet qartë nga dokumentet, Edi Rama nëpërmjet AKSHI-t dhe Igli Gjelishtit i ka kaluar Carlo Bolinos vetëm në 7 muaj afro 1 miliardë lekë nga taksat e shqiptarëve.

Pyetja që lind është se përse këto para kanë përfunduar në llogaritë e kompanive të Bolinos?! Carlo Bolino ka marrë miliarda lekë nëpërmjet tenderave publike të qeverisë se Edi Rames për të bërë makiazhin e propagandës qeveritare.

Duke përdorur këto kompani dhe shumë të tjera si to, Carlo Bolino është bërë përfitues i parave të taksapaguesve shqiptarë.

Kjo është skema e transferimit të afro 1 miliard lekëve në xhepat e Carlo Bollinos për llogari të Edi Ramës. Kjo skemë tregon qartë mënyrën se si Edi Rama nëpërmjet tenderave fiktivë transferon miliarda leke në xhepat e miqve te tij dhe mediave qe bëjnë propagandën e rilindjes”,-shprehet Endri Hasa.

Image&Com

FFM GROUP

Media Content

MTSC

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY