Aida Hajnaj merr zyrtarisht drejtimin e BKH-së, detajet nga sfida e parë...

Aida Hajnaj merr zyrtarisht drejtimin e BKH-së, detajet nga sfida e parë e saj

121
0
Shares

Aida Hajnaj është zyrtarisht drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Paraditen e së martës, ish-numri dy i Policisë së Shtetit  është prezantuar me drejtuesin e SPAK-ut Arben Krajën. Mësohet se brenda kësaj jave, Hajnaj  do të hartojë një rregullore të brendshme për mënyrën e funksionimit të institucionit.

Ndërkohë ditën e sotme, Aida Hajnaj mësohet se ka pasur një prezantim me prokurorët që bëjnë pjesë në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, ku kanë qenë prezent edhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Gjithashtu referuar burimeve mësohet se brenda pak ditësh, numri një i BKH-së pritet të çelë edhe garën për 60 oficerë që do të jenë pjesë e kësaj strukture, e quajtur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

Të gjithë  kandidatët  do t’i duhet të plotësojnë disa kritere të forta, siç janë pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria. Gjithashtu kandidatët që aspirojnë të bëhen pjese e BKH-së  do i nënshtrohen një sërë provimesh, përfshirë edhe testimin e gjendjes fizike dhe testin e poligrafit ose makinës të së vërtetës.

Më pas do të jetë një komision i posaçëm, i përbërë nga dy prokurë të SPAK dhe një gjyqtar i Gjykatës së Posaçme që do të bëjnë përzgjedhjen e tyre. Pjesë e Byrosë  mund të bëhen  të  gjithë  ata oficerë  të  policisë  gjyqësore  që ushtrojnë detyrën në prokurori, si dhe të gjithë  oficerët e policisë që kanë përfunduar akademinë dhe kanë të paktën një vit eksperiencë pune.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY