Zbardhet dëshmia e gruas së shqiptarit që tmerroi spitalin në Greqi, çfarë...

Zbardhet dëshmia e gruas së shqiptarit që tmerroi spitalin në Greqi, çfarë i kishte thënë viktima

383
0
Shares

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje mbarë Greqinë, ku një 59-vjeçari sulmoi me thikë në spital infermieren, dhe më pas u hodh nga dritarja e gjeti vdekjen.

Bashkëshortja e viktimës, deklaroi për Protothema se i shoqi nuk kishte çrregullime mendore, ndërsa më herët ishte diagnostikuar me kancer. Ajo pohoi se gjatë biseda më bashkëshortin, ai i kishte pohuar se ishte operuar padrejtësisht në mushkri, ku i kishin hequr një masë tumorale.

59-vjeçari goditi disa herë me thikë në trup infermieren 32-vjeçare greke, ndërsa kërcënoi edhe tre pacientët e tjerë që ndodheshin në dhomë, të cilët u zgjuan të terrorizuar nga ulërimat e gruas. Fatmirësisht, infermierja është jashtë rrezikut për jetën, por ka shumë plagë në të gjithë trupin.

Shqiptari ishte diagnostikuar me kancer në marsin e vitit të kaluar dhe ishte shtruar në spital që prej 19 gushtit, ndërsa thuhej se do të qëndronte dhe pak ditë aty.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY