IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

IKMT gjobë të majme ndaj fabrikës së peshkut në Lushnjë

197
0
Shares

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit ka gjobitur me 2 milion lekë një subjekt në Lushnje.

Sipas IKMT nga kontrolli u konstatua se subjekti  shkarkonte ujëra të veprimtarisë industriale, të patrajtuara në kanalin kullues dhe për pasojë ka sjellë ndotje të ujrave dhe territorit në zonë.

Subjekti kishte aktivitet trajtim dhe konservim të produkteve të peshkut, në fshatin Allprenaj, Njësia Administrative Golem të Lushnjes.

IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore në vend si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY