Hapja e shkollave me rregulla të reja, dy ministret apel për nxënësit

Hapja e shkollave me rregulla të reja, dy ministret apel për nxënësit

109
0
Shares

Mbajtja e maskës në shkollë do të jetë e detyrueshme me nisjen e vitit shkollor në datë 14 shtator.

Lajmi është dhënë nga ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila e cilëson këtë masë si të vetmen mënyrë për mbrojtjen nga koronavirusi. Ajo ka sjellë si shembull edhe mesazhin sensibilizues të nxnësve Servete Maçi në Tiranë.

“Mbajtja e maskës është e detyrueshme, sepse kjo është e vetmja mënyrë se si ne të mbrojmë veten dhe të tjerët.

Gjithsesi, këtë më mirë e sqarojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë nëpërmjet kësaj videoje”, shkruan Shahini.

Po ashtu dhe ministrja e shendetsise, Ogerta Manastirliu ka bere nje apel per nxenesit qe dje u kthyen ne bangat e shkolles per oret plotesuese.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë nxënësit që të bëjnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e sigurisë anti-COVID.

Manastirliu në një postim në Facebook, shkruan se nxënësit duhet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY