“Gjovalin Lokaj sigurims”, Lleshaj mbron hapur drejtorin: E kam emëruar unë, vlerësime...

“Gjovalin Lokaj sigurims”, Lleshaj mbron hapur drejtorin: E kam emëruar unë, vlerësime maksimale për punën e tij

139
0
Shares
Gjovalin Loka

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur nga Korça pas deklaratës së anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Vettingut se Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit Gjovalin Lokaj ka qenë sigurims.

Lleshaj tha se mban përgjegjësi për emërimin e tij, ndërsa shprehu vlerësimet maskimale për punën e Lokës.

“Mbaj përgjegjësi për emërimin e Lokës, unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të dhe kam vlerësimet maksimale për punën e tij”, tha Lleshaj.

Deklarata u bë në Korçë, ku ministri Lleshaj mori pjesë në prezantimin e forcave të reja policore që janë shtuar në radhët e policisë kufitare, forcave shqiponja të cilat u shtuan me 50 efektivë të rinj.

PD e ka denoncuar disa here Lokajn, Ramen dhe Lleshajn, sipas PDs heshtin për emërimin e ish-bashkëpunëtorit të sigurmit Albert Dervishaj në krye të Policisë së Shtetit.

vijon..

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY