Kur shërohesh plotësisht nga COVID-19? Studimi i fundit nxjerr të dhëna të...

Kur shërohesh plotësisht nga COVID-19? Studimi i fundit nxjerr të dhëna të reja

51
0
Shares

Pothuajse tre të katërtat e pacientëve kanë raportuar simptoma të COVID-19, edhe tre muaj pas shërimit. Ky është rezultati i publikuar nga një studim i fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga verifikimet, një total prej 81 pacientësh nga 110, pothuajse 74% përjetuan simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje e tepërt, dhimbje muskulorë edhe pas 12-javësh.

Studimi ka marrë në vëzhgim 110 pacientë të “North Bristol NHS Trust”, pjesë e projektit “Discover”, dhe kishte për qëllim të identifikonte efektet afatgjata të virusit – të ashtuquajtura “COVID’i i gjatë”.

Megjithëse shumica ishin shëruar nga simptomat fillestare, si ethet, kolla dhe humbja e nuhatjes e shijes, ata ende vazhdonin të ndiheshin të këputur dhe nuk ishin në gjendje të bënin edhe gjërat bazike për veten, si larja dhe veshja, pa folur pastaj për të shkuar në punë.

“Ende ka shumë gjëra që nuk i dimë për efektet afatgjata të koronavirusit, por ky studim na ka dhënë një pasqyrë të re jetike se me cilat sfida mund të përballen pacientët në shërimin e tyre dhe do të na ndihmojë të përgatitemi për ato nevoja”, tha Dr. Rebecca Smith, nga “North Bristol NHS Trust”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY