Ja shkollat në Lezhë që nuk hapen dot në 14 Shtator, ish-deputetja:...

Ja shkollat në Lezhë që nuk hapen dot në 14 Shtator, ish-deputetja: Kriza e thellë sociale, përgjegjës Edi Rama

57
0
Shares

Vetem dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollor dhe shkollat e qytetit të Lezhës nuk janë gati për të hapur dyert dhe për të mirëpritur nxënësit me 14 shtator. Keshtu raportohet nga Lezha, permes Lindita Metaliaj, e cila ka pare nga afer situaten e shkollave.

Ajo ben pergjegjes qeverine dhe tregon se kjo vjen si pasoje e deshtimit dhe paaftësisë se qeverisë së Ramës dhe papërgjegjshmërinë e tij personale.

Ish-deputetja i referohet shkolles “Beslidhja”, e cila ka 620 nxënës të cilët pas tërmetit të 26 nëntorit janë transferuar në shkollën “Beslidhja”, por që vetë shkolla “Beslidhja” aktualisht ka 700 nxënës dhe vetëm 26 klasa.

Për ta konkretizuar këtë, unë sot ndodhem pranë shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, shkollë kjo e cila ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit, por që siç e shihni dhe ju vetë, është miratuar për shembje por shkolla është akoma në këmbë. Jo vetëm që nuk është shembur, por nuk është marrë asnjë masë për të zgjidhur problemin.

Nëse do ti bashkojmë nxënësit e të dy shkollave bëhen afro 1400 nxënës. Do të shkojnë me turne të stërzgjatura që do të përfundojnë në orë të vona të darkës duke sjellë një strapacim dhe problematikë të jashtëzakonshme për prindërit, mësuesit por edhe vetë nxënësit.  Dhe sikur të mos mjaftonte kaq, Zyra Arsimore Vendore Lezhë, me datë 21 gusht i bën një shkresë-kërkesë bashkisë Lezhë me anë të së cilës i kërkon që të marrë të gjitha masat për sistemimin e ambientit të ndërtesës së vjetër të gjimnazit “Hydajet Lezha” në mënyrë që të bëhet gati për të pritur nxënësit e shkollës “Gjergj Kastrioti”. Dhe bashkia Lezhë, sikur ka rënë nga hëna, me datë 28 gusht i kthen përgjigje Zyrës Arsimore Vendore që ka përcjellë kërkesën e tyre për alokimin e fondeve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave dhe po pret një përgjigje nga ana e tyre”-denoncon ish-deputetja.

Me tej ajo thote se problemi nuk eshte vetëm tek shkolla “Gjergj Kastrioti”, por edhe shkolla e Shënkollit, shkolla e mesme “Llesh Nik Daka”, e cila është shembur, po rindërtohet por që edhe ajo shkollë nuk do të hapë dot dyert për fëmijët me 14 shtator.
Problem tjetër gjithashtu është edhe konvikti i shkollës së mesme “Kolin Gjoka”.

‘Ai konvikt pret çdo vit 52 nxënës por që këtë vit nuk do të hapë dyert dhe për të nuk ka zgjidhje.  Një problem tjetër është edhe një kopësht fëmijësh në fshatin Kallmet i Vogël që edhe për atë nuk ka zgjidhje. Fëmijët janë transferuar në një kopësht tjetër, por akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me këtë kopësht.  Pra e gjitha kjo tregon edhe njëherë krizën e thellë sociale dhe arsimore që është në Lezhë dhe kjo ka vetëm një shkaktar: Shkaktari kryesor është Edi Rama”,-shprehet ajo ne fjalen e saj.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY