Aksident i rëndë në Golem, përplasen tre automjete, dyshohet për dy gra...

Aksident i rëndë në Golem, përplasen tre automjete, dyshohet për dy gra të plagosura

78
0
Shares
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në Golem, pranë mbikalimit. Sipas informacioneve të para dyshohet për dy persona të lënduar, dy gra që kanë pësuar dëmtime të rënda dhe që janë nisur drejt Spitalit të Durrësit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 31.08.2020, rreth orës 12:00, në aksin rrugor tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, janë përfshirë në aksident 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit M.D., dhe pasagjerja në mjetin e saj, të cilat u dërguan menjeherë në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY