Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, ja vendimi i...

Greqia vijon të mbajë të mbyllur kufirin me Shqipërinë, ja vendimi i ri

68
0
Shares

Greqia vendosi që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica)

Mbetet në fuqi karantinimi 7 ditor për personat që hynë në vend nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi.

Nderkaq, radhë të gjata janë shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Kapshticës. Rritja e masave kufizuese nga shteti fqinj ka sjellë sërish probleme të radhëve të gjata në pikat kufitare.

Burime për Abc News bëjnë me dije se pas plotësimit të kuotës prej 300 personash,dogana greke ka pezulluar punën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY