‘Nuk u lejua nga shteti të shkonte për kurim në Itali’, ndërron...

‘Nuk u lejua nga shteti të shkonte për kurim në Itali’, ndërron jetë në spital 3-vjeçari

120
0
Shares

Nje histori e dhimbshme pa nje fund te lumtur per nje 3 vjeçar nga Shqiperia. Sipas informacioneve, vogelushi ka nderruar jete, ne pamundesi per te levizur jashte shtetit qe te kurohet.

I mituri i cili vuante nga një problem në zemër nuk ka mundur t’ia dilte dot, ndërsa lajmi është bëri i ditur nga familjarë të vogëlushit.

Familjarët kanë rrëfyer më herët për JOQ se shteti shqiptar nuk i lejon ta dërgojnë për kurim në Itali. Vogëlushi duhej të dërgohej urgjentisht në Itali, pasi kishte nevojë për një transplant.

Për pasojë shëndeti i 3-vjeçarit u përkeqësua. Kërkesa e familjarëve për dërgimin e të miturit jashtë vendit ka qenë publike, ndërsa jeta e tij ishte në fije të perit.

Asnjë reagimi institucional nuk ka pasur për rastin në fjalë dhe nëse pretendimet e familjarëve qëndrojnë, ky do të ishte një precedent i pafalshëm në një kohë kur politikanë e biznesmenë dërgohen për kurim në vende të ndryshme të botës, me personel të specializuar shoqërues.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY