EMRAT/Ekzekutimi i Florjan Lamçes në Elbasan, policia arreston dhe dy të tjerë

EMRAT/Ekzekutimi i Florjan Lamçes në Elbasan, policia arreston dhe dy të tjerë

238
0
Shares

Ka shkuar  në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e shtetasit Florian Lamçe në Elbasan.

Në vijim të hetimeve të thelluara, thotë policia, në kuadër të proçedimit penal në lidhje me ngjarjen e datës 30.07.2020, ku në ambientet e një bar kafeje të qytetit të Elbasanit mbeti i vrarë me sende të forta shtetasi F. L. ( Sh.) është bërë e mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale kapja dhe ndalimi i shtetasve :

Mehmet Muça 33 vjeç dhe Amadeus Lamçja 40 vjeç, të dy banues në Elbasan.

apja dhe ndalimi i tyre u bë pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka vendosur për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngarkim të shtetasit M.M dhe “Moskallëzim të krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore” në ngarkim të shtetasit A.L.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY