FOTO/Klientët e lokalit të famshëm të shqiptarit në Vjenë thirren të testohen...

FOTO/Klientët e lokalit të famshëm të shqiptarit në Vjenë thirren të testohen për COVID

89
0
Shares

“Loco Bar“ është një nga lokalet më të famshme në Wiener Gürtel dhe një nga më të frekuentuarit nga rinia dhe studentët në Vjenë. Të gjithë mysafirët që ishin aty, do te duhet të bëjnë testin e Covid 19.

Për shkak të një rasti të dyshuar me Covid 19, stafi i klubit “Loco Bar“ të martën në faqen  zyrtare në Facebook ka njoftuar të gjithë ata klientë që kanë vizituar këtë lokal nga data 17 -24 gusht duhet të bëjnë testin e Covid -19, shkruan heute.at. Klubi “Loco Bar“ menaxhohet nga dy shqiptarë në Vjenë, bën me dije Albinfo Austria.

Lokali është i njohur për çmimet  e lira të pijeve të cilat janë edhe arsye e frekuentimit të madh të të rinjve vjenez dhe studentëve që jetojnë në kryeqytetin austriak.

Sipas gazetës “Heute.at“, i gjithë stafi është testuar, ndërsa dy nga punëtorët kanë rezultuar pozitiv ndonëse nuk kishin simptoma. Megjithatë lokali është duke punuar normalisht.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY