Arrestohet një 50-vjeçar, droni i zbulon parcelën e madhe me drogë

Arrestohet një 50-vjeçar, droni i zbulon parcelën e madhe me drogë

101
0
Shares

Një 50-vjeçar nga fshati Memaliaj u arrestua për kultivimin e bimëve narkotike.

Burime nga Komisariati i Policisë së Tepelenës konfirmojnë zhvillimin e një operacioni me qëllim zbulimin dhe kapjen e kultivuesit.

Përmes droneve, policia arriti të zbulojë sasitë e kanabisit të mbjella në një banesë të braktisur në fshatin Memaliaj ku u dokumentua me prova imazhi.

Menjëherë efektivët e policisë zbarkuan në terren dhe bënë të mundur arrestimin e 50-vjeçarit Pajtim Baka, banor i fshatit Memaliaj.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj  në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativës së kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit në fshatin Memaliaj, në një banesë të pabanuar, në pronësi të shtetasit P .B., 50 vjeç, banues në Këlcyrë, kanë konstatuar të kultivuara bimë narkotike Cannabis Sattiva” – njofton policia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY