“S’ka nota për mësimin online, hiqen testimet në disa lëndë”, Drafti i...

“S’ka nota për mësimin online, hiqen testimet në disa lëndë”, Drafti i MASH për hapjen e shkollave

71
0
Shares

Sipas skenarit të parë që presupozon mësimin në klasë duke respektuar distancën, pavarësisht se mësimi është si ai i çdo viti, për shkak të kompleksitetit të situatës dhe ndikimit në mirëqenien fizike, emocionale dhe sociale, mësuesit duhet të tregojnë kujdes të veçantë, duke nxjerrë në pah vetëm arritjet e tyre.

Në dy javët e para të vitit shkollor 2020-2021, procesi i mësimdhënie-nxënies duhet përqendruar më së shumti në përsëritjen e njohurive dhe të aftësive të mësuara gjatë mësimit në distancë në vitin shkollor 2019-2020. Në këtë periudhë nuk ka vlerësime. Në vijim të procesit të mësimdhënie-nxënies, vlerësimi i nxënësve duhet të nxjerrë në pah arritjet e tyre, në mënyrë që ata të inkurajohen të mësojnë me më shumë dëshirë”, citohet në udhëzimin ku shtohet gjithashtu se nxënësit duhet të mbahen të angazhuar, por të mos mbingarkohen me detyra e teste.

Veç kësaj, në lëndë plotësuese, të tilla si “Shoqëria dhe mjedisi”, “Arte”, “Teknologji dhe TIK”, “Edukim fizik, sporte dhe shëndet” e të tjera nuk do të zhvillojnë teste, por detyra përmbledhëse me shkrim ose me gojë në mënyrë që nxënësit të mos ngarkohen me teste për të gjitha lëndët.

“Testi/detyra përmbledhëse nuk duhet të jetë e mbingarkuar dhe të synojë vlerësimin e të gjitha çështjeve që nxënësi ka zhvilluar. Nuk duhet të harrojmë që ky lloj vlerësimi është një ndër format e vlerësimit. Për monitorimin e progresit dhe për matjen e arritjeve të nxënësve, mësuesi përdor dhe format e tjera të vlerësimit. Mësuesit duhet të bëjnë kujdes për të shmangur mbingarkimin e nxënësve me detyra të tepërta të portofolit të nxënësit për një periudhë”.

Sa i takon skenarit të dytë, ku mësimi bëhet një javë në shkollë e javën tjetër në shtëpi, vlerësimi do të bëhet vetëm për kohën e nxënies në klasë. Testimet e detyrat, që gjithashtu sugjerohet të mos jenë të mbingarkuara, do të realizohen vetëm për kohëqëndrimin në klasë, dhe jo gjatë mësimit online.

“Mësuesit duhet të bëjnë kujdes në lidhje me numrin dhe llojin e detyrave të portofolit lëndor, duke shmangur ato lloj detyrash të cilat nxisin vetëm riprodhimin, nuk ushqejnë të menduarin kritik dhe krijues dhe krijojnë mbingarkesë të panevojshme te nxënësit. Në këtë skenar portofoli i nxënësit për një periudhë mund të ketë vetëm 1 detyrë hulumtuese dhe një fazë të projektit. Në të gjitha lëndët, projekti kurrikular sugjerohet të jetë me shtrirje gjithëvjetore në mënyrë që t’i japë mundësi dhe kohë të përshtatshme hulumtimit dhe bashkëpunimit të nxënësve për realizimin e projektit”, citohet në dokumentin që pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sa i takon vlerësimit në distancë, një kujdes i madh i kushtohet anës emocionale. Ndaj, do të përdoren vetëm dy lloje vlerësimi, nga tri të mundshme: vlerësimi i vazhduar dhe vlerësimi i portofolit.tab

Porosia edhe kësaj radhe është e qartë: Mësuesit duhet të bëjnë kujdes të mos mbingarkojnë nxënësit me detyra dhe, aq më tepër, me detyra që nuk mund të kryhen në kushtet e shtëpisë. Për vlerësimin vjetor do të praktikohet një formulë, e cila zeron vlerësimin me notë gjatë kohës që nxënësi ka mësuar në kushte shtëpie.

Gjatë kësaj kohe bëhet vetëm vlerësimi i portofolit dhe vlerësimi i vazhduar dhe nuk do të ketë vlerësim me test ose me detyrë përmbledhëse për shkak të pamundësisë së nxënësve për t’u lidhur me mësuesit.

Ndërsa në regjistër, në kolonën e vlerësimit për një semestër, do të shënohet NK (nuk u krye), sipas tabelës bashkëngjitur shkrimit) dhe kjo notë nuk do të llogaritet në vlerësimin vjetor. Me pak fjalë, pavarësisht performancës së nxënësit gjatë mësimit në kushtet e shtëpisë, asnjëherë nota e tij nuk do të jetë më e ulët se sa ajo në klasë./panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY