Mund të bëheni pjesë e videoklipit më të ri të Dua Lipës,...

Mund të bëheni pjesë e videoklipit më të ri të Dua Lipës, këngëtarja tregon mënyrën

49
0
Shares

Ndër këngët më të përdorura në realizimin e videove ne aplikacionin Tik Tok janë edhe ato të këngëtares së dashur, Dua Lipa-s.

Së fundmi, bukuroshja ka vendosur të bashkëpunojë me Tik Tok për të krijuar videoklipin e single-it të saj të ardhshëm, të titulluar “Levitating” dhe ka një surprizë për të gjithë fansat e saj.

Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e klipit, mjafton të publikojnë pamjet me hashtagun #Duavideo. Nën këtë hashtag, të gjithë mund të postojnë video me ide nga më të ndryshmet dhe sigurisht, këngëtarja do të përzgjedhë më të mirat.

Sfida ka nisur dje dhe do të zgjasë vetëm një javë, deri mesnatën e 31 gushtit. Videot mund të lidhen me kërcimin, make up-in, animimin, prandaj mundësitë për të shpalosur veten janë të shumta.

https://twitter.com/DUALIPA/status/1298296747312254976?s=20

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY